Vllaznia në basketboll për meshkuj, ka pësuar humbjen e parë në kampionat. Ka ndodhur mbrëmjen e sotme teksa ajo nuk ka mundur të fitojë në kryeqytet ndaj ekipit Klubi Tirana të drejtuar nga trajneri Bujar Shehu. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 68-51 për tiranasit. Ata në fakt e kanë nisur më mirë ndeshjen dhe për rrjedhojë kjo është parë që në rezultatin e fiksuar në fund të periodës së parë, 18-11 për ta. Vllaznia nuk ka reaguar ashtu siç duhet dhe ndonëse në periodën e dytë ka arritur të fitojë 14-12, kjo nuk e ka ndryshuar rezultatin e përgjithshëm.

Klubi Tirana ka fituar edhe periodën e tretë 20-11 dhe po ashtu edhe të katërtën 18-15 duke e fituar krejt ndeshjen me rezultatin 68-51. Kjo është humbja e parë për ekipin shkodran në shtatë javë kampionat teksa në gjashtë ndeshjet e para kishte arritur të gjitha fitore. Por kuptohet që kampionati tashmë vështirësohet për të ngaqë vijnë ndeshjet direkte me rivalët e vet. Pavarësisht humbjes së sotme, Vllaznia konsiderohet një nga ekipet pretendente të këtij kampionati.
www.shkodrasport.com