Situata e krijuar nga virusi “Covid 19” është e rëndë. Mijëra të infektuar në mbarë botën, ku dhe vendi ynë s’ka mundur t’i shpëtojë. Futbolli është pezulluar prej afro dy javësh, ndërsa ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë pasi numri i viktimave rritet dita-ditës.
Në këto kushte s’mund të flitet më për sport. Megjithatë nga zyrat e UEFA-s ka fjalë që kampionatet do të shtyhen deri në gusht. Pra futbolli do të vijojë të luhet në pikë të zhegut.
Problem mbetet sezoni i ardhshëm pasi lojtarëve mund t’u jepet vetëm dy javë pushime. Ndërkohë sa i përket ndeshjeve të Kupave apo Champions League dhe Europa League po mendohet që të bëhen me vetëm nga një takim.
Pra, sfidat e mbetura s’do të kenë ndeshje kthimi, porçiftet pasaardhëse do të vendosen vetëm me një sfidë. Duhet theksuar se ende s’ka një vendim zyrtar dhe këto janë vetëm aludime bazuar në situatën në të cilën gjendet bota./newsport/