HomeKRYESOREKualifikoi Brighton në Europa League, trajneri Roberto de Zerbi: Jam bërë trajner...

Kualifikoi Brighton në Europa League, trajneri Roberto de Zerbi: Jam bërë trajner prej Guardiolës

Brighton barazoi 1-1 ndaj Manchester City në ndeshjen e prapambetur të Premier League, duke konfirmuar sezonin e mirë që po zhvillon, duke siguruar edhe kualifikimin në Europa League sezonin tjetër. Gjithçka meritë e trajnerit italian Roberto de Zerbi, për të cilin Pep Guardiola thuri lavde dy ditë më parë.

Pas ndeshjes, De Zerbi i ka kthyer reston, duke lanvderuar trajnerin spanjoll, duke e cilësuar si “numrin 1” në botë. “Jam bërë trajner prej Pep Guardiola, pasi ai më frymëzoi në ëtë punë.

Nuk e di nëse kjo është një gjë e mirë apo e keqe, por jam bërë trajner frymëzuar nga Pep. E kam dashuruar Barcelonën e tij dhe e kam studiuar shumë”, tha De Zerbi.

“Nuk më pëlqen të kopjoj asnjë, por i kam marrë disa gjëra kur kam nisur të bëhem trajner. Madje edhe më parë, kur isha ende lojtar. Për mua Pep është ende numri 1 në botë”, u shpreh Roberto De Zerbi, që këtë sezon debuton në Premier League me Brighton./telesport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments