“Abissnet Superiore” po shkon drejt fundit dhe ende nuk janë zgjidhur të gjitha verdiktet. Ditën e sotme, në orën 16:00 në fushë do të zbresin të gjitha skuadrat për të luajtur javën e 35-të.

Tirana do të presë në Rrogozhinë Bylisin. Bardheblutë kërkojnë të fitojnë titullin dhe duan një hap fals të Partizanit, por dhe ballshiotët pritet mos t’ia bëjnë të lehtë duke parë që kërkojnë të mbijetojnë.

Në Elbasan, Kastrioti luan me Partizanin. “Demat” gjithashtu kërkojnë një hap fals të rivalëve kryeqytetas, teksa një fitore e mundshme e skuadrës së Kolelës do të rrëzonte nga kategoria Kastriotin. Për këtë arsye krutanët do të bëjnë çmos për të surprizuar Partizanin.

Egnatia, e cila e ka siguruar Europën, luan në Durrës përballë Teutës. Kjo e fundit kërkon të parakalojë Vllazninë në renditje për t’u future gjithashtu në zonën europiane.

Një finale për Europën do të jetë dhe ajo mes Vllaznisë dhe Laçit, pasi dhe kurbinasit janë ende në lojë për të shkuar në Kupat e Europës.

Kukësi pret Erzenin në një finale për mbijetesë. Verilindorët do të shpëtonin automatikisht me një fitore, ndërsa shijakasit kërkojnë të shmangin zonën “play out” dhe t’i largohen Bylisit.

NDESHJET:

KASTRIOTI-PARTIZANI 16:00 (në Elbasan)

TIRANA-BYLIS 16:00 (në Rrogozhinë)

VLLAZNIA-LAÇI 16:00

KUKËSI-ERZENI 16:00

TEUTA-EGNATIA 16:00