Ditën e sotme, në orën 16:00 do të luhet ndeshja mes Vllaznisë dhe Laçit, në Shkodër. Ky takim do të jetë tepër vendimtar për të dyja ekipet, të cilat janë në luftë për vendin e katërt, vend ky që të çon në Kupat e Europës.

Kuqeblutë vijnë pas humbjes 2-1 ndaj Partizanit, ndërsa edhe Laçi vjen po pas një humbjeje 1-3 me Tiranën, në fundjavë. Ndërkohë, sa i takon 11-shes së kurbinasve, trajneri i Laçit, Stavri Nica, ka zgjedhur edhe formacionin e tij më të mirë, teksa ai ka rreshtuar një ekip shumë të fortë në fushë, me skemën e tij të preferuar, 4-2-3-1.

Kështu, Selmani do të jetë në portë. Ndërkohë, Roganoviç, Velkoski, Turkaj dhe Ziko përbëjnë katërshen e mbrojtjes. Përpara tyre do të luajnë Manellari dhe Ujka, ndërsa treshja pas sulmit mbulohet nga shkodrani Spahiu, Babatunde dhe Mazrekaj. I vetëm në sulm do të jetë Guindo.

Ndeshja Vllaznia-Laçi do të luhet pasditën e sotme, duke nisur nga ora 16:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga kanalet e OverSport në platformën TIBO, nën komentin e Gentjan Alinanit. /Maringlen ZHIVANI/

Laçi (4-2-3-1): Selmani, Roganoviç, Velkoski, Turkaj, Ziko, Manellari, Ujka, Spahiu, Babatunde, Mazrekaj, Guindo Tr: Stavri Nica