Antonio Konte nuk iu bashkua skuadrës në fluturimin Milano-Londër pas ndeshjes së Champions-it kundër Milanit.
Trajneri italian i Totenhemit qëndroi atje për të bërë një kontroll pas operacionit në tëmth.
Dhe rezultatet e kontrollit e bënë të nevojshme një periudhë pushimi më të gjatë, të cilën ai do ta kalojë në Itali pranë familjes dhe jo në Angli. “Fatkeqësisht e nënvlerësova procedurën dhe isha i paduruar për t’u kthyer”, tha tekniku.
Kështu, stoli i “Spërsave” do t’i besohet përkohësisht zëvendësit të tij, Kristan Stelinit.
Asistenti i Kontes ishte në stol edhe në fitoren kundër Mançester Sitit. Për momentin nuk ka një datë të rikthimit të Kontes në krye të skuadrës.