Ashtu si Pochettino, dhe më parë Tuchel, edhe personazhi i Christophe Galtier ka ndryshuar pas humbjeve.
Nuk ka mbetur asnjë gjurmë nga atmosfera e relaksuar e fillimit të sezonit te PSG, një skuadër në krizë në të cilën dyshohet gjithçka dhe të gjithë. Sidomos nga trajneri, i cili tashmë ka marrë një ultimatum: “nëse dinamika e keqe vazhdon dhe eliminohet në Champions, mund të mos përfundojë as vitin e parë të kontratës.”
PSG ka grumbulluar tre humbje radhazi, diçka që nuk ka ndodhur që nga viti 2011. Me Christophe Galtier të dobësuar, të dielën luhet një finale kundër Lille. Humbja e katërt mund të ketë pasoja për një projekt që po kalon fazën e tij më të pasigurt, e theksuar nga imazhi i keq i ofruar ndaj Bayernit.
Christophe Galtier e filloi karrierën e tij në PSG me këmbën e djathtë, por kurrë nuk krijoi konsensus në klub. Ishte një bast personal i Luis Campos, i cili e bindi pronarët për rëndësinë e sjelljes së një trajneri të atij profili, me aftësi të mira në menaxhimin e grupit. I tillë ishte edhe Zidane, i cili priti pa fat thirrjen nga Franca. Tani, përveç atij opsioni, Zidane e dëgjon sërish emrin e tij në ambientin e PSG-së.
Në çdo rast, nuk do të ketë asnjë ndryshim drastik të paktën deri më 8 mars, data e ndeshjes së dytë të Champions League në Mynih. Christophe Galtier ka tre javë për të rikuperuar frymën e një skuadre që e ka nisur vitin 2023 me pesë humbje dhe pa personalitetin e para Kupës së Botës.