Zbardhen formacionet e Kukësit dhe Vllaznisë dhe tashmë çdo gjë është gati për startin e orës 18:00 në “Elbasan Arena” në mes këtyre dy ekipeve.

Kukësi nga ana e tij do ta nisë ndeshjen me këtë formacion: Tafas, Kotobelli, Bytyci, Lulaj, Dragoshi, Hetemaj, Taipi, Leiria, Gashi, Ibraimi, Eze.

Nga ana e saj Vllaznia ka bërë disa ndryshime dhe lëvizje në formacion. Në portë si gjithmonë do të jetë Zogoviç, ndërsa mbrojtja këtë herë do të jetë e formuar nga treshja Adili, Imami dhe Isaevki.

Mesfusha do të jetë e ngjeshur dhe në të do të luajnë 5 lojtarë dhe pikërisht Krymi, Marku, Jonuzi, Kalaja dhe Kruja.

Ndërkohë reparti i sulmit do të jetë i formuar nga dyshja Imeri- Dilaver. Vllaznia do të synojë fitoren edhe ndaj Kukësit për të ruajtur distancën me ndjekëset.