Kukësi ka zyrtarizuar transferimin e Jorgo Meksit.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi verilindor me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku i uron mirëseardhjen ish-kapitenit të Skënderbeut.

27-vjeçari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin e Kukësit dhe është gati të bashkohet menjëherë me skuadrën e drejtuar nga Skënder Gega.