HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKukësi godet në merkato, rikthen Vasil Shkurtajn në Kategorinë Superiore

Kukësi godet në merkato, rikthen Vasil Shkurtajn në Kategorinë Superiore

Tashmë është zyrtare, Vasil Shkurtaj rikthehet në Kategorinë Superiore, teksa do të mbajë veshur fanellën e skuadrës së Kukësit.

29-vjeçari ka firmosur një kontratë me klubin verilindor për 6-muaj me opsion rinovimi për një tjetër sezon. Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Kukësit me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook” duke i ururar mirëseardhjen sulmuesit.

Shkurtaj vjen pas aventurës që kishte në Kinë me skuadrën e Jiangxi Beidamen, teksa më parë ai ka mbajtur veshur fanellat e Luftëtarit në Kategorinë Superiore ku spikati me paraqitjet dhe golat e tij, Aris Limasol, Skoda Xanthi, Niki Volu, Asteras Tripoli, Tondela, Roda U-21, Vilaverdense, Platanias, Panionios,

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË KUKËSIT –

“Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi Vasil Shkurtaj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Sulmuesi 29-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë deri në fund të sezonit me opsion rinovimin edhe për një tjetër sezon, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Sulmuesi shtatlartë rikthehet te skuadra jonë, pas një aventure në Kinë, duke u vënë menjëherë në dispozicion të skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. Shkurtaj bëhet kështu afrimi i dytë në merkaton e janarit.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje sulmuesit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Vasil

Skeda e Lojtarit:

Emri: Vasil Shkurtaj

Mosha: 29 vjeç

Kombësia: Shqiptar

Gjatësia: 1.90 m

Pozicioni: Sulmues”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments