Stiven Xherrard ka filluar me shumë ndryshime të mëdha te Aston Vila. Pas afrimit të Kutinjos dhe Dinje, tani po mendon të afrojë një tjetër emër të madh të futbollit botëror.

Luis Suarez është emri që ish-mesfushori anglez kërkon të afrojë në Birmingham.

34-vjeçari është shumë pranë largimit nga Atletiko Madrid dhe po shikon për opsionet ku mund të vazhdojë karrierën.

Raportet mes Suarez dhe Xherrard kanë qenë gjithmonë të mira, që nga koha kur të dy luanin për Liverpul. Një rikthim në Premier Ligë është dhe diçka që sulmuesi do ta pëlqente.