Naser Aliji e ka humbur një vend në Kombëtaren Shqiptare, por pak nga pak po fitoren formën e mëparshme.

Mbrojtësi shqiptar, që aktivizohet tek Honved në Hungari, ishte vendimtar ditën e sotme teksa me golin e tij në minutën e 83-të, i dha fitoren në shifrat 2-1, përballë Paks. Bode kishte kaluar miqtë në avantazh, por më pas Lanzafame barazoi me penallti për Hovedin.

Goli i Alijit ishte vendimtari, që i dha edhe fitoren. Shqiptari erdhi nga e majta drejt qendrës së zonës, dhe vodhi një top nga hutimi i mbrojtjes mike, për ta shtyrë në fundin e rrjetës.

Ky ishte goli i parë për shqiptarin këtë sezon në Hungari, ndërkohë që Honvedi mbetet në vendin e pestë me 22 pikë, vetëm 5 më pak se ekipi kryesues i Mezokovesd-Zsori.