Klubi i Kukësit fillon përgatitjet për Ligën e Europës dhe sezonin e ri mes telasheve, Shkak është bërë një gjyq i humbur në FIFA; që i ka bllokuar përkohësisht merkaton klubit verilindor, situatë që mund të vazhdojë për tre ditare të njëpasnjëshme nëse nuk shlyen detyrimet ndaj ish-futbollistit Filip Zderiç.

Ky i fundit hodhi në gjyq një vit më parë klubin shqiptar për mospagesën e dy rrogave të fundit të sezonit, maj-qershor 2018, për një vlerë në total prej 8 mijë eurosh që klubi ia kishte mbajtur duke akuzuar lojtarin se nuk ishte paraqitur në fazë përgatitore dhe e kishte gjobitur.

Zderiç provoi para FIFA-s se në fakt klubi e kishte dërguar te skuadra e dytë, duke mos e marrë me vete në fazën përgatitore, ndërsa nuk kishte marrë asnjë lajmërim për gjobën e as nuk isht në dijeni që kishte shkelur rregulloren.

Paneli i FIFA-s gjykoi se Kukësi kishte thyuer kushtet e kotnratës e si rrjedhojë përveç rrogave të prapambetura, në vendimin e datës 30 janar, Zderiç përfitoi edhe një dëmshpërblim prej rreth 44 mijë eurosh plus kamatë vonesën, për prishje të kushteve të kotnrtaës nga klubi, Kukësi duhej të paguante këto shuma përndryshe hynte në fuqi sanksioni i pezullimit të merkatos për deri në 3 dritare të saj (verë 2020, janar 2021, verë 2021) nëse nuk e bënte një gjë të tillë.

VIP Sport ka mësuar se deri më tani, klubi i Kukësit nuk ka bërë pagesën e detyrimit ndaj Zderiç, pasi po negocion që të gjejë një akord me lojtarin për të mos paguar të gjithë shumën. Kjo do të thotë se për momentin, merkato e verilindorëve është zyrtarisht e bllokuar dhe nëse do të bëjnë përforcime siç kanë filluar këto ditë, nuk do të mund t’i regjistrojnë për aktivitetet e UEFA-s e më pas edhe në kampionat.

Ndaj klubit nuk i mbetet alternativë tjetër veçse të paguajë këtë shifër ose të gjejë akordin me Zderiç, për të zhbllokur edhe një herë merkaton e për të evituar më pas sanksione të tjera më të rënda nga FIFA. /vipsport/