Vllaznia dhe Kukësi do të përballen sot në orën 19:30 për sfidën e vlefshme të javës së dytë.

Vllaznia ka një duel karakteri dhe fitorja e parë e kampionatit është obligim për shkodranët. Kukësi kërkon të shfyrtëzoj këtë moment jo të mirë të kundërshtarit dhe të dalë triumfues në sfidën e sotme në Shkodër.

Kukësi nuk fiton në Shkodër që nga nëntori i 2020, por bilanci i kësaj sfide flet i gjithi në favor të kuksianëve me 16 fitore, 12 barazime dhe vetëm 7 humbje. Ndeshja e sotme shikon si favorite Vllaznin dhe pse vjen pas humbjes në start me Erzenin, përballë publikut të tyre kanë një motiv më tepër.

Sipas kuotimeve Vllaznia fitoren e sotme vlerësohet me koeficentin 2.24, barazimi 3.1 dhe humbja 3.14.