Partizani do të ndeshet me Laçin ditën e hënën në orën 19:30, sfida e vlefshme për javën e dytë. Paraqitja e shkëlqyer e kryeqytetasve në javën e parë ku arritën të përmbysin Egnatian, ka kthyer optimizmin dhe ka rritur ndjeshëm pritshmëritë.

Laçi vjen në këtë sfidë pas fitores 3-1 me Teutën dhe kërkon të vijojë ecurin e rezultateve pozitive. Statistikat në përballje direkte me të kuqtë e kryeqytetit flasin ndryshe pasi Laçi në 54 takime ka arritur të fitojë vetëm 13 dhe ka humbur 26, 15 sfida janë mbyllur në barazim.

Formacioni i mundshëm:

Partizani: Rexhepi, Hadroj-Bitri-Menish-Buxhelaj, Rrapaj-Hoti-Telushi, Skuka-Da Silva-Romero