Superiorja do të rikthehet në fushë të shtunën e 23 prillit, ku janë planifikuar për t’u zhvilluar 2 duelet e vlefshme për javën e 30-të.

Sfida mes Vllaznisë dhe Partizanit është ajo që do të ngrejë siparin e kësaj jave të 30-të, ndërkohë që në orën 20:00, në stadiumin e ri të qytetit të Kukësit do të zhvillohet dueli mes skuadrës së Longos dhe Laçit të Shpëtim Duros.

Kukësi rikthehet kështu në shtëpi, pas 4 sezonesh në shtegtim, teksa për herë të parë në histori do të luajë një ndeshje me drita në qytetin e vetë.

Ndërkohë ditë e diel, 24 prill, do të zhvillohen edhe 3 sfidat përmbyllëse të javë se 30-të. Dy skuadra më në formë të momentit, Tirana dhe Kastrioti do të përballen në orën 13:45, ndërkohë që të dielën në orën 16:45, Dinamo do të masë forcën me Teutën, teksa paralelisht, Skënderbeu do të luajë një finale mbijetesë në Korçë ndaj Egnatias.

AXHENDA E JAVËS SË 30-TË TË SUPERIORES:

E SHTUNË, 23 PRILL

VLLAZNIA-PARTIZANI ORA 16:45

KUKËSI-LAÇI ORA 20:00

E DIEL, 24 PRILL

TIRANA-KASTRIOTI ORA 13:45

DINAMO-TEUTA ORA 16:45

SKËNDERBEU-EGNATIA ORA 16:45