ajan Shehi, një nga emrat kryesorë të prapavijës së Skënderbeut, ka theksuar se në klubin korçar ka ende shpresë për mbijetesën, ndonëse skuadra është shumë larg qoftë edhe zonës play-out. Në “SuperSport” ai theksoi se të gjithë në klub e mendonin të mundshme një gjë të tillë.

“Në ndeshjen me Tiranën kemi pasur shumë mungesa si ishte kapiteni apo Berisha, që janë lojtarë të rëndësishëm për ekipin. Sa i përket ndeshjes me Partizanin, u kthyen lojtarët dhe mendoj se kemi bërë një ndeshje shumë të mirë.

Mbrojtëm në grup dhe menduam ta kapim në kundërsulm. Jemi të mërzitur se ky ekip nuk e meriton vendin e fundit dhe besojmë te mbijetesa. Janë shumë pikë në lojë, luajmë ndaj Egnatias javën e ardhshme dhe mund të ndryshojnë gjërat.

Pas kësaj ndeshje morali te ekipi është i mirë se dihet që Partizani ka ekip të mirë, luajtëm si të barabartë dhe mund të fitonim me rastet e Marës e Berishës. Por futbolli kështu është. Besojmë te mbijetesa dhe duke filluar nga Egnatia shpresojmë të marrim maksimumin duke marrë tre pikët dhe të afrohemi sa më shumë me të.

Duke parë ndeshjet që kemi bërë, kemi luajtur ndeshje të mira. Në futbollin shqiptar duhet edhe pak fat, për sa kohë matamatika na mban në lojë, normalisht besojmë. Nëse fitojmë me Egnatian e mbeten edhe 6 javë të tjera, besojmë edhe ne, edhe presidenti e të gjithë. Edhe me ardhjen e Gegës shihet që ekipi ka ndryshuar pak.

Do japim maksimumin në çdo ndeshje, shpresojmë të zhbllokohen sulmuesit, po e mbajtëm ndeshjen zero mbrapa, ndoshta del një gol para. E rëndësishme është të vazhdojmë me këtë ritëm dhe çdo gjë do të jetë mirë pastaj, ne kemi besim”, tha Shehi pas përfundimit të ndeshjes.