Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka marre fitoren e dyte rradhazi dhe te treten ne kater ndeshjet e fundit qe drejtohet nga trajneri Damian Bekteshi.

Pasditen e sotme ajo eshte ndeshur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” me ekipin e Dinamon, i cili ishte kthyer ne nje makth kete sezon per te duke i shkaktuar dy humbje, ndonese kemi te bejme me nje ekip te dobet.

Por sot ka qene ndryshe. Vllaznia ka fituar me rezultatin e thelle 85-52, pra me 32 pike diference. Eperia e kuqebluve ka nisur qe ne sekondat e para nderkohe qe 10 minutat e para te takimit jane mbyllur ne shifrat 29-13.

Epersia ka ardhur duke u thelluar edhe ne perioda e dyte eshte mbyllur ne shifrat 22-11 dhe ne kete menyre ekipi shkodran ka shkuar ne pushimin e ndeshjes me nje epersi prej 27 pikesh.

Kaq ka mjaftuar qe ne dy periodat e fundit ai te ruaje kete epersi dhe ta mbylle krejt ndeshjen ne shifrat 85-52. Per Vllaznine pikeshenuesi me i mire kete here ka qene Redi Rakaj me 24 pike./SHKODRA-SPORT.COM/