Një futbollist i skuadrës së të rinjve të Rubin Kazan shënoi këtë fundjavë një penallti kundër Ural, pamjet e së cilës kanë bërë xhiron e botës përmes internetit.

Norik Avdaylan shënoi një gol fantastik duke bërë një kërcim së prapthi që çmendi jo vetëm shokët e skuadrës dhe kundërshtarët, por të gjithë ata që kanë pasur mundësi ta shohin videon në rrjetet sociale.

22-vjeçari është bashkuar me Rubin vetëm këtë verë por ka befasuar të gjithë me fantazinë dhe lojën e bukur, siç tregoi në rastin e kësaj penalltia, ku la gojëhapur portierin kundërshtar./EDS/