Kukësi ka arritur të fitojë një ndeshje të rëndësishme në transfertë kundër Laçit. Ka mjaftuar goli i Barbosës, që verilindorët të marrin 3 pikë në fushën e vështirë të kurbinasve. Edhe pse bardhezinjtë tentuan të reagonin, në fund ishte skuadra e Dobit që fitoi në këtë javë të gjashtë të Superiores. Pas kësaj ndeshje Kukësi ngjitet në vendin e tetë me 5 pikë, kurse Laçi mbetet në të fundit me 3 pikë.

Laçi-Kukësi 0-1

Goli: Barbosa 20’

Laçi (4-3-3): Dajsinani, Çuçin, Velkoski, Turkaj, Ziko, Bajramaj (Babatunde 62’), Peterman (Ujka 76’), Manellari, Spahiu (Ivkoviç 76’), Mazrekaj, Akinyemi (Prengaj 46’) (në dispozicion: Kuka, Duka, Borysiuk, Geci) Tr: Dejan Vukiçeviç

Kukësi (4-4-2): Tafa, Haxhiu (Meksi 64’), Ilieski, Ferreira, Ebert, Berisha (Peposhi 84’), G. Taipi (Sula 84’), S. Taipi, Ndreca, Gyasi (M’bark El Id 64’), Barbosa (Zivkoviç 90’+1) (në dispozicion: Brozi, Bytyçi, Hasaj, Moraesh, Basa) Tr: Enkeleid Dobi

Arbitër: Klodian Shahini

Kartonë të verdhë: Prengaj 51’, Peterman 73’ / Barbosa 59’, M’bark El Id 66’