Sulmuesi me origjinë nga Malësia e Madhe Armando Broja ka shënuar sërish për Çelsin në ndeshjen që ai ka zhvilluar në Spanjë ndaj Valencias, ndeshje kjo e vlefshme për “Uefa Youth League”.

Në fillim ka qenë Joseda që ka kaluar në avantazh spanjollët në minutën e 20-të por vetëm 6 minuta më vonë do të ishte Broja që do të barazonte shifrat për Çelsi U19

Megjithatë në pjesën e dytë ka shënuar Jordi Escobardhe Valencia kësisoj me këtë gol e ka fituar ndeshjen me rezultatin 2-1.

Broja është mundur të bëjë detyrën e tij ashtu si duhet dhe ia ka dalë, pavarësisht se ekipi i tij nuk ka arritur të fitojë dot. Madje, ai në minutën e 87-të është ndëshkuar edhe me karton të verdhë.
www.shkodrasport.com