Kukësi i ka shkëputur sot Erzenit një barazim 3-3 dhe ka mbyllur kështu edhe matematikisht shanset e skuadrës shijakase për të qëndruar në Superiore.

Dy skuadrat e fundit të tabelës së klasifikimit kanë dhuruar një ndeshje shumë të luftuar mes tyre në Ballsh, ku për pjesën më të madhe të lojës u duk sikur shijakasit ishin në kontroll.

Por minutat e fundit të sfidës ku verilindorët e drejtuar nga Devolli shënuan 3 herë në 9 minuta, rezultuan vendimtarë për të vulosur një barazim 3-3 që i vlen vetëm për moralin pasi nuk ndryshon fatin e dy skuadrave të rëna tashmë në Kategorinë e Parë.

ERZENI-KUKËSI 3-3
22′, 64′ Blazeviç, 79′ Ademi / 77′ Reçi, 83′ Solodovnikov, 86′ Fejzaj