Në Kukës ka humbur qetësia dhe ambienti “zien”. Duket se Diego Longo i ka orët e numëruara, edhe pse për momentin gjasat janë që ai të vazhdojë drejtimin e skuadrës deri në mbylljen e sezonit me verilindorët.

Humbja dhe mbi të gjitha paraqitja e dobët së fundmi ndaj Partizanit, ka bërë që palët të jenë gjithnjë e më larg njëratjetrës dhe mbyllja e këtij edicioni do të sjellë edhe përfundimin e marrëveshjes midis palëve. Edhe pse kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund, verilindorët janë shumë pranë dështimit të Europës, duke parë që rezultatet e javëve të fundit kanë qenë zhgënjyese.

“LUFTA E FTOHTË”

Duket se ‘feeling’-ut midis Gjicit dhe Longos i ka ardhur fundi dhe mjafton të deshifrojmë deklaratat e dhëna publikisht nga të dyja palët. Safet Gjici konfirmoi fill pas humbjes së Kukësit me Partizanin në shtëpi se Diego Longo do të vijojë të jetë trajneri i Kukësit, por hapur, si asnjëherë më parë, shprehu pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit italian.

Deri më dje, presidenti i nderit ka qenë i kujdesur, duke mbajtur për vete pakënaqësitë që ka pasur për rezultatet dhe paraqitjen e skuadrës në javët e fundit, por duket se disfata ndaj të kuqve, që i rrezikon seriozisht Europën dhe paraqitja e dobët, për më tepër në shtëpi, i kanë vënë”vulën”.

Në kahun tjetër, tekniku shpesh ka kritikuar klubinpër kushtet e ofruara në stërvitje, gjë që nuk i ka pëlqyer aspak Gjicit, pa përmendur që vazhdimisht e ka ulur “piacën”e Kukësit, si një ekip që nuk kaasgjë të përbashkët me skuadrat e tjera pretendente në kampionat, duke zeruar edhe investimet dhe arritjet e dekadëssë fundit në “erën” Gjici. Midis palëve duket se ka nisur një”luftë e ftohtë” me deklaratatë hapura, që tregon edhe situatën në të cilën ndodhet klubi.