Kukësi luan sot, në orën 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi”, ndeshjen e parë me Karabakun, e vlefshme për turin e dytë të Champions League.

Nënkampionët e vendit luajnë në shtupoi, por sërish favoritë për ta fituar ndeshjen janë azerët, që kanë më shumë përvojë dhe kualitet, në fakt.

Kompanitë e basteve i japin pak shanse skuadrës së Cungut për të dalë fituese në ballafaqimin e sotëm.

Kompani të ndryshme e kuotojnë fitoren e kuksianëve me koeficientë nga 4 deri në 5. Kurse fitorja e skuadrës mike, ku luan edhe Ansi Agolli, kuotohet 1.8 dhe 1.9.

Barazimi kuotohet me koeficientin 3.2, ndërkohë që parashikohet të ketë pak gola në këtë ndeshje. Për variantin lart me gola, pra nëse bëhen tre ose më shumë gola, koeficienti është 2.4. / Vipsport/