Boksierja Elsidita Selaj, pas suksesit të arritur në kampionatin europian në Itali, ka qenë sot e ftuar në emisionin “Vila 24” në News 24.

Ajo foli për vështirësitë dhe peripecitë e këtij sporti, por mbi të gjitha se si e shikojnë atë në Shqipëri.

Elsidita tregoi që s’ka pasur aspak frikë për të nisur të bëjë boksieren. Ajo që e trembte pak nënkampionen e Europës, ishte nëse do ia arrinte t’ia dilte ose jo.

E para femër që sjell një medalje në vendin tonë në sportin e boksit, u shpreh:

“Thjesht që nuk kam pasur frikë t’i hyj këtij sporti, kam arritur shumë. Dyshimi im i vetëm ka qenë: A do të arrij unë të bëhem? Shokët më respektojnë shumë.

Shpesh herë më thonë që nuk është sport për ne femrat, por për meshkujt. Ndaj femrat s’janë të shumta në këtë sport. I duket si i dhunshëm”, deklaroi ajo./newsport/