Kukësi-Teuta është një nga 3 ndeshjet e sotme në Superligë, e vlefshme për javën e 22-të. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës e do të nisë në orën 16:45.

Të dyja skuadrat do të kërkojnë të marrin me çdo kusht fitoren pasi kanë objektiva të ndryshme, Kukësi për të “blindur” Europën dhe për t’u afruar me kreun, ndërsa Teuta për t’u larguar nga zona e ftohtë e për t’u afruar me zonën europiane.

Si Arapi dhe Longo i kanë zgjidhur dilemat e fundit përsa i përket formacioneve. Te Teuta nuk do të ketë ndryshime dhe do t’i besohet skuadrës që fitoi ndaj Dinamos më përjashtim të Kotobellit që rikthehet titullar.

Ndryshe nga Teuta, te Kukësi, trajneri Longo ka vendosur të bëjë disa ndryshime pasi ka ngelur i zhgënjyer nga ndeshja e fundit. Gligorov dhe Ndreca do të ulen në stol e në vendin e tyre do të luajnë Dragoshi dhe Musta, ndërsa në sulm, Basa, Milunovic dhe Shkurtaj.

Kukësi: Tafas, Dragoshi, Lulaj, Pëllumbi, Musta, Sh. Taipi, De Lucas, Gj, Taipi, Basa, Milunovic, Shkurtaj.

Teuta: Dema, Todorovski, Jazxhi, Ivanovic, Kotobelli, E.Vila, Aleksi, Daja, L.Vila, Hyka, Hebaj.