HomeKRYESOREKuman me një këmbë jashtë nga Barcelona, dihen dy kandidatët që mbeten...

Kuman me një këmbë jashtë nga Barcelona, dihen dy kandidatët që mbeten në garë për ta zëvendësuar

Pritet vetëm zyrtarizimi por Ronald Kuman shumë shpejt nuk do të jetë më trajneri i Barcelonës. Paraqitjet shumë të dobëta të ekipit kanë kaluar në plan të dytë edhe krizën financiare dhe Joan Laporta, ndonëse di koston e rëndë që mbart shkarkimi i trajnerit holandez, është i ndërgjegjshëm se çdo shans i katalanasve për të kaluar këtë moment të errët lidhen në mënyrë direkte me sukseset në fushën e lojës.

Me Kuman duket se nuk do të ketë të tillë ndaj në mediat spanjolle bëhet e qartë se orët e tij janë të numëruara. Përveç kësaj, ka nisur puna efektive për të gjetur një zëvendësues që mund të kthejë entuziazmin në ekip e në tifozerinë e Barcelonës dhe duket se në garë kanë mbetur vetëm dy kandidatë.

Në Itali bëjnë të qartë se në ditët e kaluara ka patur kontakte direkte e indirekte me Andrea Pirlon, pasi Joan Laporta shpreson që ai të ndjekë gjurmët e Pep Guardiolës duke u afirmuar si një trajner i madh megjithëse eksperienca e tij e parë me Juventusin nuk shkoi aq mirë sa pritej.

Gjithsesi, duket se në ditët e fundit është kthyer në garë Çavi Hernandez, i cili është gati të largohet nga Al Sad dhe po negocion me klubin atje lamtumirën në mënyrën e duhur. Laporta i ka bërë të qartë Çavit se kërkon që ai të marrë drejtimin tani dhe jo të pritet fundi i sezonit, siç mendonte ish-mesfushori katalanas.

Negociatat vazhdojnë, por tashmë është e kuptueshme se njëri mes Pirlos dhe Çavit do të ulet në pankinë e Barcelonës pas shkarkimit të Kuman.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments