Ndeshja e rradhës për ekipin e basketbollit të të rinjve të Vllaznisë, ka qenë ajo e zhvilluar mesditën e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndaj Superior Klima.

Djemtë shkodranë të drejtuar nga trajneri Roland Koka e kanë dominuar lojën që nga fillimi e deri në fund duke fituar me rezultatin 70-59. Natyrisht që ka qenë një fitore e merituar megjithatë ky ekip mund të përmirësohet edhe më shumë.

Rezultatet e javëve të para nuk kanë qenë ato të duhurat sepse ka patur edhe humbje megjithatë përbërja e tij premton shumë për të ardhmen.

Disa probleme shëndetësore të disa prej lojtarëve të këtij ekipi, kanë ndikuar në këtë ecuri por nga java në javë me siguri që fitoret do të vijojnë dhe ngjitja e ekipit në renditje do të vazhdojë.
© shkodrasport.com