Humbja e djeshme e Vllaznisë ndaj Skënderbeut dhe incidenti i trajnerit Gjoka me gazetarët në konferencën për shtyp, kanë marrë vëmendjen e duhur në faqet e para të gazetave sportive të ditës së sotme.

Kështu, në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” është artikulli me titull: “Skënderbeu trondit Shkodrën”. Ndërsa mbititulli i këtij shkrimi shkruan: “Korçarët zhytin edhe më keq Vllaznisë, tifozët shpërthejnë kundër Gjokës e Sukajt”.

Nga ana tjetër, në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” është artikulli me titull: “Vllaznia ku thërret kiameti, në Shkodër shtohet makthi”.

Ndërsa poshtë tij, shkruhet: “Tjetër humbje e thellë e kuqebluve ndaj Skënderbeut që rikthehet fuqishëm. Trajneri Gjoka acarohet me gazetarët shkodranë dhe ndërpret konferencën, klubi e justifikon”.

Për më tepër,lexoni më poshtë faqet e para të këtyre gazetave: