Nga Skënder FANI*

“Mendoj se politika dhe politikanet duhet te qendrojne larg sportit per arsyen e thjeshte se nuk jane profesioniste te kesaj fushe, por jo se e kane te ndaluar juridikisht.

Ne Austri ka politikane qe jane perzier ne disa federata kombetare te sporteve jo aq popullore dhe ironia eshte se sukseset ne keto lloje sporti jane larg pritshmerive.

Per fat te mire ambicja e politikaneve austriake ka mbetur ne nivelin e Klubeve, dhe bile te atyre te dores se dyte e te trete.

Nje shembull kuptimplote eshte themelimi dhe funksionimi i Klubit te famshem gjerman Bayern, i themeluar relativisht vone, me mbeshtetjen e politikes bavareze, por qe diti te qendroj ne mbrapaskene dhe drejtimin e Klubit tua lere ne dore specialisteve dhe figurave te shquara futbollistike, gje qe ishte parakusht dhe katalizator i rritjes dhe sukseseve te Bayernit.

E kam takuar kryetarin jetegjate te FSHF disa here ne forume e aktivitete te FIFA-s dhe UEFA-s dhe kam konstatuar se eshte personalitet mjaft i njohur ne boten e futbollit, nje njeri te cilit i ecen fjala dhe ky eshte nje nga ato kushtet e pashkruara per perfaqesimin me sukses te vendit tend ne arenen nderkombetare.

Zoti Duka gezon ne boten e futbollit respektin qe gezon per shembull presidenti i Federates austriake. Para diku 15 vitesh futbolli shqiptar ishte i panjohur dhe sidomos i pavleresuar nderkombetarisht, kundershtaret gezoheshin kur shorti u vinte perballe Shqiperine ose ekipet shqiptare ne Kupat Europiane, gje qe sot as mund te mendohet.

Edhe nga gjigandet e Champions League nje ekip shqiptar konsiderohet i pakendshem.Me ka surprizuar respekti qe gezon Duka te lojtaret e Kombetares, gje qe nuk vihet re kerkund tjeter ne Europe per ndonje kryetar te nje Federate.

Edhe fakti me i ri ardhjes si trainer i austriakut te njohur Pakult tregon ngritjen e kampionatit shqiptar, pa permendur Kombetaren ku traineret e huaj jane bere edhe me te njohur me sukseset shqiptare.

Le te marrim Europianin e fundit qe ishte nje paraqitje e shkelqyer dhe reklame fantastike jo vetem per futbollin, por dhe per Shqiperine realizuar ne fushe nga ekipi Kombetar dhe jashte saj nga tifozet e famshem shqiptare, por dhe aksioni i paprecedent deri tani i FSHF qe ftoi ne Europian te gjithe lojtaret veterane te Kombetares, qe perbente nje kulm menaxhimi te evenimentit.

Nqs Duka nuk do te rizgjidhet, e konsideroj humbje sidomos per shkak te lidhjeve te tij nderkombetare ne interes te futbollit shqiptar.

Por kjo nuk do te thote se vendimi i Asamblese se FSHF per nje votim eventual ne favor te kandidatit tjeter qe vjen nga politika (Fino-shenimi im) te vihet ne diskutim. Ai vendim duhet pranuar dhe mbeshtetur.

Me sa jam ne dijeni kandidati politikan nuk ka pasur lidhje te ngushte me futbollin profesionist, pavaresisht se mund te jete i dashuruar mbas tij.

Nuk e njoh saktesisht proceduren e zgjedhjeve te kryetarit te FSHF, por me sa kam informacion ne krahasim me Austrine eshte ndryshe.

Ne Austri kane te drejte vote per zgjedhjen e kryetarit te Federates shume me pak persona se ne Shqiperi dhe keta jane kryetaret e Federatave te Landeve, kryetari i Liges dhe dy te tjere, pra sa 1 / 5 e antareve me te drejte vote te Asamblese se FSHF, dhe kjo e ben zgjedhjen me profesionale, me transparente se sa hyrja ne proces e çdo Klubi qe ne shumice drejtohen nga Kryetare Bashkish dmth futjen e politikes ne proces.

Ne rastin e nje votimi te rregullt per kryetarin, UEFA nuk ka shkak te reagoje negativisht, qofte fitues kryetari i deritanishem, apo konkurrenti i tij qe vjen nga radhet e politikes.
Une mbetem dhe ne te ardhmen nje mik i Shqiperise dhe futbollit shqiptar!”

*Skënder Fani eshte nje avokat me origjine shkodrane qe jeton prej shume vitesh ne Austri dhe eshte shume i njohur edhe ne fushen e futbollit sepse ka perfaqesuar futbollistet me te njohur te ketij vendi. Nje njeri me lidhje te medha edhe ne futbollin europian.