Manchester City ka marrë fitoren e radhës në kampionat pasi ka mundur 3-1 Leicester-in dhe tani është vetëm tri pikë larg Arsenal-it kryesues në rednitje, me Topçinjtë që do të luajnë nesër kundër West Ham-it.

Protagonisti i pjesës së parë nuk mund të ishte askush tjetër përveçse Erling Haaland, i cili po tregon një ecuri të frikshme në sezonin e tij të parë në Premier League.

Sulmuesi norvegjez ka qenë autor i një dygolëshi duke dyfishuar avantazhin e Manchester City-t me një penallti në minutën e 13-të dhe duke realizuar golin e tretë në të 25-ën.

Erling Haaland ka barazuar rekordin e Premier League për gola në një sezon me 38 ndeshje (32), me vetëm Andrew Cole në 1993-94 (34) dhe Alan Shearer në 1994-95 (34) që kanë shënuar më shumë në çdo sezon në përgjithësi.

Sfida e zhvilluar në Etihad Satdium është zhbllokuar pas vetëm pesë minutash lojë. Autori i goit të parë ka qenë John Stones, i cili ka shënuar me një goditje shumë të bukur.

Në pjesën e dytë, skuadra e Pep Guardiola është mjaftuar të menaxhojë avantazhin e krijuar në 45 minutat e para dhe ka arritur të marrë pa shumë probleme tri pikët në shtëpi. Goli i nderit për Dhelprat ka ardhur në minutën e 75-të.