Veleçiku pas pauzes te javes se kaluar, eshte rikthyer serish tek fitorja dhe pasditen e sotme ajo ka mundur me rezultatin e thelle 5-0 ekipin e Ilirise ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Vellezerit Duli” ne Koplik.

Kjo perballje ka nisur me gol dhe ka qene Arsen Hajdari i cili e ka derguar topin ne rrjete ne minuten e 8-te, nderkohe qe po gjate pjeses se pare jane shenuar edhe dy gola te tjere me autor Arsen Banushajn dhe ky 45 minutesh eshte mbyllur ne shifrat 3-0.

Ne te dyten nderkohe ka patur vend edhe per dy gola te tjere teksa i katerti ka per autor futbollistin Brajan Shekaj, ndersa ne minutat shtese ka shenuar edhe futbollisti i ardhur nga stoli Gerald Kacokaj dhe perfundimisht ndeshja eshte mbyllur ne shifrat 5-0.

Pas kesaj fitoreje, Veleçiku eshte ngjitur ne kuoten e 40 pikeve dhe vazhdon te mbaje vendin e dyte te renditjes, me pike te barabarta me Sopotin e vendit te trete, por me bilanc me te mire jane koplikasit./SHKODRA-SPORT.COM/

VELEÇIKU- ILIRIA 5-0

Shenues: Hajdari, Banushaj 2, Shekaj, Kacokaj

VELEÇIKU: L. Kaçaj, Elbasani, B. Çokaj, Zefi, Banushaj, Elv. Rustemaj, Shekaj, Kaceli, Hajdari, Rragami, Ujkaj. Trajner Dritan Smajlaj. U aktivizuan edhe Elid. Rustemaj, Am.Kaçaj, Al. Kaçaj, Ndrecaj, Kacokaj