Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj është shfaqur sërish si protagonist për skuadrën e tij Sepahan. Në ndeshjen e sotme, të luajtur ndaj ekipit Mes Rafsanjan, e vlefshme për Kupën e Iranit, ai ka shënuar golin vendimtar, atë të fitores 1-0 dhe të kualifikimit për në turin tjetër të këtij kompeticioni. Ndeshja ka qenë duke shkuar drejt barazimit dhe gjuajtjes së 11-metërshave por ka vendosur goli i Sukajt pikërisht në minutën e 109-të të ndeshjes.

Ai ka marrë një top nga e djathta, nga shqiptari tjetër që luan tek kjo skuadër Ervin Bulku, dhe me një gjuajtje shumë të fortë nga 17-18 metra, e ka dërguar topin në trekëndësh.Një gol me shumë vlera për Sukajn që në këtë mënyrë është bërë shpëtimtari i Sepahanit në këtë takim. Ai ka shënuar edhe më parë gola përcaktues duke qenë një pikë e fortë e kësaj skuadre.
www.shkodrasport.com