Rinovimi i Lionel Mesit me Barcelonën mbetet një temë delikate në Katalonjë, duke qenë se më shumë mundësitë janë që argjentinasi të largohet.
Madje, kështu shprehet së fundmi edhe vetë trajneri Ronald Kuman, teksa tekniku holandez thekson se nuk ka besim te qëndrimi i Mesit por shpreson të qëndrojë pasi është lojtar i mrekullueshëm.
“Nuk kam shumë besim për qëndrimin e Mesit, por shpresoj sepse ai është ende një lojtar i madh dhe po fiton ndeshjet, po ndihmon skuadrën. Jam i lumtur që jam trajner i tiji, nëse shikon kualitetet e tij për çdo ditë në stërvitje, është i mrekullueshëm.
Ai ka ardhur që i vogël te Barcelona dhe nuk e shoh atë me një tjetër fanellë veç asaj të Barcelonës. Unë nuk kam probleme me Leon, ai është kapiteni.
Flasim për taktikën dhe ashtu si me lojtarët e tjera, kemi një marrëdhënie shumë të mirë profesionale. Por, ai është kapiteni dhe kështu me të ka më shumë komunikim se me të tjerët”, u shpreh Kuman. /VipSport/