Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale dha “dritën” jeshile dje për rifillimin e volejbollit. Federata Shqiptare e Volejbollit ka bërë publike edhe oraret zyrtare të ndeshjeve (Meshkuj), për të mënjuanuar kështu ccdo lloj përplasjeje të mundshme.

Gjithsesi, FSHV bën thirrje se ata që kanë ndonjë propozim, mund ta nisin deri me datën 5 shkurt.

Çdo lloj propozimi pas kësaj date, bëhet e ditur se nuk vlen.Gjithccka do marrë jetë me 13 dhe 14 shkurt, ku do nisin kampionatet dhe kupat.

Formati dhe kalendari i Kupës së Shqipërisë në Volejbollit për Të Rritur (Meshkuj)

Në këtë kalendar janë vendosur oraret nga ana e FSHV-së në mënyrë që të evitohen përplasje midis tyre.

Lutemi të dërgoni propozimet tuaja për oraret deri më datë 05.02.2021. Në rast se brenda këtij afati nuk kemi njoftim nga ana juaj nëpërmjet “e-mail”-it, atëherë oraret e vendosura nga FSHV do të konsiderohen përfundimtare.