HomeKRYESOREKumbulla humb prej një 'predhe', shkodrani vlerësohet për paraqitjen me Veronën. Ja...

Kumbulla humb prej një ‘predhe’, shkodrani vlerësohet për paraqitjen me Veronën. Ja nota për të

Takimi mes Veronës dhe Sasuolos, hapi siparin e javës së nëntë ne Serinë A, dhe ishin miqtë ata që fituan me shifrat e ngushta 0-1.

Një gol i Xhuriçiç për Sasuolon në minutën e 50-të, me një predhë nga jashtë zone, i dha 3 pikët ekipit të De Zerbit.

Titullar në këtë takim ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla. Ai vlerësohet për paraqitjen e tij pozitive, pavarësisht humbjes. Në “tuttomercatoëeb”, Kumbulla vlerësohet me notën 6.5, ndërkohë që ky është komenti për të:

“Merr një karton të verdhë pas 5 minutash, por vazhdon të luajë i pashqetësuar. Rezultati më pas, është një ndeshje e madhe e tij, gjithmonë i vëmendshëm dhe preciz. Ka një duel personal mjaft të mirë me Defrelin. Zëvendësohet në minutën e 82-të nga Stepinski”.

Ndërkohë, titullar për 90 minuta ishte edhe mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani. Ai vlerësohet me notën 6, ndërkohë edhe ai vlerësohet për paraqitjen e tij në mbrojtje.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments