Shqipëria pësoi disfatë 0-1 në Air Albania nga Polonia. Në takimin që vlejti për kualifikueset e Botërorit 2022, polakët u treguan më pragmatistë, duke shënuar në të vetmin rast të tyre.

Swiderski gjeti rrjetën pak minuta para fundit duke perfituar nga nje pergjumbje e mbrojtes tone. Menjëherë pas takimit për mediet ka folur Marash Kumbulla, nje nga me te miret e kombetares tone ne kete 90 minutesh:

“Rëndësi ka ekipi për mua. Na vjen keq për rezultatin. Jam krenar për të gjithë ekipin. Nuk jemi të këanqur me rezultatin. Ne kemi dhënë më shumë se 100 përqind.

Mendoj se duhet të mbanim më shumë topin kur ishim në sulm. Ne kemi treguar se jemi një ekip që mund të tregojmë veten. GJimshiti i mungon kujtdo. Të gjithë ishim mirë” – tha ai.