Këtë javë do të rikthehet Superiorja. Skuadrat do të zbresin në fushë për të zhvilluar mes tyre sfidat e javës së 19-të të kampionatit.

Një prej dueleve mjaft interesante të kësaj jave është sfida mes Vllaznisë dhe Kukësit. Kjo përballje do të luhet në “Loro Boricci” duke nisur që nga ora 17:00 ditën e diel. Shkodranët e nisin vitin 2024 në shtëpi dhe ndaj verilindorëve do të kërkojnë vetëm 3 pikët.

Një ndeshje aspak e lehtë për kuqeblutë, të cilët do të kenë mungesa ndaj ekipit të Stavri Nicës. Esin Hakaj dhe Marko Juric nuk do të mund të japin kontributin e tyre në këtë përballje. I pari ëhstë i pezulluar me 4 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës, teksa kjo është dueli i dytë që shlyqn.

Gjithashtu për shak pezullimi mungon edhe mbrojtësi kroat. Ky i fundit ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe ndaj Kukësit nuk do të luajë. Në këtë kushte Qatip Osmani do të duhet të ribëjë mbrojtjen për duelin e së dielës./newsport/