Tirana dhe Partizani barazuan dje 0-0 për javën e 24 në Superligë. Sfida e “Air Albania” pa në stadium afro 15 mijë tifozë, të cilët veç mbështetjes për skuadrat kanë kryer edhe incidente.

Hedhje e sendeve në fushë, flakadanë apo tymuese, thyerje stolash dhe hedhje në fushë, këto kanë qënë disa nga problematikat e hasura, që ndalën duelin për disa minuta.

Edhe pse për këtë duel u morën masa, asgjë nuk i lejoi fansat të fusnin mjete piroteknike në tribuna. Megjithëse tre kontrolle në hyrje të stadiumit do duhet të ndalnin mjetet e ndaluara, në tribuna u panë qartë flakadanët dhe tymueset.

Një gjë e tillë edhe më herët ka penalizuar skuadrat, teksa FSHF ka gati gjobën. Dëmshpërblimi i dëmeve në “Air Albania” dhe 2 milionë lekë gjobë për klubet, këto kanë qenë masat e Disiplinës më herët.

Nuk përjashtohet mundësia që nga kamerat e sigurisë, policia të identifikojë autorët e thyerjes së stolave dhe hedhjen e tyre në fushë, duke i proceduar sipas ligjit./newsport/