Kundershtari i Vllaznise ne ndeshjet e turit te dyte te “Conference League” AEL Limasol do te luaje te paren ndeshje zyrtare per sezonin e ri pikerisht ndaj ekipit shkodran. Deri me tani ai ka luajtur vetem perballje miqesore.

AEL Limasol ka zhvilluar brenda dy javëve të fundit 5 ndeshje miqësore dhe ajo që është më interesantja ka të bëjë me faktin që asnjërën prej tyre nuk ka arritur dot ta fitojë. Bilanci i qipriotëve në këtë seri miqësoresh është 3 barazime dhe 2 humbje.

Ai ka arritur të barazojë 0-0 ndaj ekipit rumun Voluntari si dhe 2-2 ndaj gjermanëve të Fortuna Dyseldorf dhe qipriotëve të Olimpiakos Nikosia.

Ndërkohë humbjet i ka rregjistruar pikërisht ndaj Dinamos së Moskës me rezultatin 1-0 si dhe ndaj austriakëve të Sportklub Union Amstetten me rezultatin 5-2.

Kuptohet që nganjëherë rezultatet e miqësoreve nuk janë testi real i skuadrës, megjithatë duket se AEL Limasol ndoshta nuk është në momentin e tij më të mirë.

Nga skuadra jane larguar dy lojtare te mire por kane ardhur te tjere dhe mbase keto ndryshime kane ndikuar disi tek skuadra nenkampione e Qipros./SHKODRA-SPORT.COM/