Eshte rikthyer pas plot 30 vitesh ne “Loro Boriçi” por kete here jo per te luajtur vete, por per te pare dhe mbeshtetur futbollistet aktuale te Vllaznise.

Ish- sulmuesi i njohur Ilir Kepa padyshim qe eshte entuziasmuar nga ajo fitore 3-0 e Vllaznise ndaj Shiroki Brijeg e cila solli edhe kualifikimin e skuadres shkodrane per ne turin e dyte te Kupave te Europes.

Ai ka dhene nje interviste per veriusport.al teksa ka shprehur edhe emocionet e ketij rikthimi, pikerisht ne nje ndeshje te tille qe u shnderrua ne nje feste te vertete per te gjithe shkodranet.

“U riktheva pas 30 vitesh në këtë stadium ku jam rritur dhe të përjetosh të tilla emocione fitoreje dhe kualifikimi, është një mrekulli për mua. Ky qytet e meritonte një gëzim dhe një festë të tillë. Unë dua të falenderoj sponsorin Xhaferi për ftesën dhe padyshim që jam ndjerë tepër i emocionuar”- është shprehur fillimisht Kepa.

Më pas, ish- sulmuesi i njohur i Vllaznisë por edhe i kombëtares shqiptare është ndalur duke i bërë edhe një analizë të shkurtës ndeshjes ndaj Shiroki Brijeg që u fitua 3-0 nga kuqeblutë duke thënë:

“Pjesa e parë nuk ishte në nivelin e duhur, nuk kishte shumë raste shënimi, por krejt ndryshe ishte pjesa e dytë dhe Vllaznia dominoi në të gjitha drejtimet. Ajo ia arriti të shënonte tre gola dhe të kualifikohej. Në ktë pjesë, skuadra shkodrane bëri një lojë më sulmuese dhe e vuri shumë në vështirësi kundërshtarin”./SHKODRA-SPORT.COM/