Ndonese Vllaznia eshte kualifikuar per ne turin e dyte te “Conference League”, tek pjestaret e saj ende nuk eshte harruar arbitrimi i rusit Aleksei ne ndeshjen e pare ne Bosnje- Hercegovine.

Ai i arbitrit suedes ne “Loro Boriçi” ka qene perfekt dhe kuqeblute shpresojne qe i tille te jete edhe arbitri danez qe do te drejtoje ndeshjen e pare ndaj AEL Limasol qe luhet te enjten e ardhshme ne Qipro.

Nderkohe mesohet se UEFA ka caktuar edhe arbitrat e ndeshjes se kthimit ne Shkoder, asaj qe do te luhet me 29 korrik ne ora 21.00 ne “Loro Boriçi”.

Kete ndeshje institucioni i futbollit europian ia ka besuar nje arbitri irlandez, pikerisht Rob Harvey, ndersa asistente te tij do te jene Wayne McDonnell dhe Darragh Keegan ndersa arbiter i katert, irlandezi tjeter Neil Doyle./SHKODRA-SPORT.COM/