Kundershtari i Vllaznise, Shiroki Brijeg diten e djeshme ka zhvilluar diten e djeshme nje tjeter ndeshje miqesore. Kete here perballe saj ka qene ekipi i Superliges kroate NK Hrvatski Dragovoljac.
Ne perfundim te 90 minutave te kesaj miqesoreje, eshte fiksuar rezultati i barabarte 2-2. Rivali i Vllaznise ne “Conference League” ka kaluar dy here ne avantazh dhe autor i te dy golave ka qene futbollisti Mato Stanic qe ka shenuar ne minutat 12 dhe 28-te.
Nderkohe ekipi kroat ka reaguar ne pjesen dyte duke shenuar dy here dhe duke barazuar shifrat. Martin Sekulic ka shenuar fillimisht në minutën e 55-të dhe me pas Bruno Karoglan në minutën e 79-të të ndeshjes ka barazuar rezultatin.
Ne kete menyre, gjithçka eshte mbyllur ne shifrat 2-2. Ky ka qene testi i fundit miqesor per Shiroki Brijeg perpara sfides qe ai do te luaje te enjten e ardhshme ndaj Vllaznise, ndeshje kjo e vlefshme per turin e pare te “Conference League”./SHKODRA-SPORT.COM/