Kundershtari i te enjtes se ardhshme i Vllaznise ne ndeshjen e “Conference League”, pikerisht Universitatea Craiova, e ka nisur jo ne menyren e duhur kampionatin rumun te futbollit.

Mbremjen e sotme, ajo ka barazuar ne fushen e saj me rezultatin 2-2 ndaj ekipit Sepsi OSK. Dhe ajo çka eshte me e keqja, skuadra e drejtuar nga trajneri Laszlo Balint, ne debutimin e tij nuk ia doli te merrte trepikeshin ndonese ne minuten e 59-te udhehiqte me rezultatin 2-0!!!

Ndeshja eshte luajtur ne Krajove dhe ne minuten e 29-te Gustavo zhbllokoi rezultatin me një goditje me kokë nga krosimi i Ivanit, tre minuta pas hyrjes në fushë. Ne minuten e 59-te do te ishte serish Gustavo qe do te dyfishonte, por kete here pas pasimit te Elvir Koljic.

Kur u duk se ndeshja do te mbyllej ketu, ka ndodhur e kunderta. Sepsi OSk eshte zgjuar dhe Damașcan ngushtoi shifrat ne 2-1 në minutën e 73-të, ndërsa Păun shënoi nga hyrja e zonës në minutën e 86-te dhe ketu gjithçka u mbyll ne shifrat e barabarta 2-2.

Ky padyshim qe eshte nje rezultat aspak i mire per Craiovan qe u mendua se do te ishte pretendente kete sezon. Barazimi i sotem tregon se kjo skuader nuk po kalon momente te mira dhe padyshim qe Vllaznia duhet ta shfrytezoje kete gje te enjten e ardhshme ne “Loro Boriçi”./SHKODRA-SPORT.COM/