Singapor- Në një kohë kur të gjitha aktivitetet sportive janë ndaluar për shkak të koronavirusit, në Singapor kanë gjetur mënyrën e duhur për ta shndërruar Covid-19 në një mënyrë argëtimi. Pas pezullimit të aktiviteteve sportive, disa faqe interneti bastesh në Singapor po ofrojnë koeficiente mbi numrin e personave të prekur me koronavirus gjatë një dite.

Agjencia e lajmeve nga Singapori “The New Paper” kishte zbuluar pesë rrjete të tilla ku mes të tjerave, lojtarëve u ofrohej shansi të gjenin nëse numri ditor i rasteve të koronavirusit do të ishte çift apo tek. Faqe të tjera interneti janë treguar më të ndjeshme ndaj kësaj emergjencë dhe pranojnë baste më të lehta, të tipit se kur do të rinisin fluturimet.

Në këto kompani mund kuotohet edhe zbulimi i një vaksine deri në fund të këtij viti, apo që zbuluesi i vaksinës do të jetë Elon Musk, teksa kuotohet me 200.

Ekziston mundësia që Donald Trump të ndërtojë një klinikë të përkohshme në ‘Trump Tower’. Skenar i pamundur, por jo aq shumë, duke pasur parasysh që kushdo që luan një euro merr vetëm 14 në këmbim. Edhe në një moment kaq të vështirë, kompanitë e basteve nuk kanë pushim.