Tomas Strakosha është një nga portierat e talentuar të Kombëtares shqiptare. Portieri I Lazios prej disa sezonesh është kthyer një nga më të mirë edhe në Serie A dhe tashmë merr vlerësime akoma më të mëdha.

“Sport 360” e ka përfshirë gardianin kuqezi në “Top 8” portierat më të mirë në botë e në kampionatin italian vetëm Szczesny është para tij në vend të 7-të.

Lazio ka nisur nga puna për rinovimin e kontratës dhe është gati të plotës kërkesë e Strakoshës për një pagë 2 milionë euro në sezon.

Me rifllimin e kampionatit pritet që të bëhet zyrtare marrëveshja e re dhe portieri shqiptar do të qendrojë edhe për disa sezone në Itali edhe pse ofertat nga Premier League nuk kanë munguar./newsport/