Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKundërshtari i Vllaznisë lëviz në merkato. Bën dy përfocime njëherazi

Kundërshtari i Vllaznisë lëviz në merkato. Bën dy përfocime njëherazi

Kundershtari i Vllaznise ne turin e pare te “Conference League”, Shiroki Brijeg, nuk ka qendruar pasiv pas largimit te sulmuesit te saj kryesor Stipa Juriç drejt Polonise.

Vetem nje dite me pas, drejtuesit e klubit boshnjak kane nderhyre menjehere ne merkato dhe kane marre dy lojtare te tjere, nje sulmues dhe nje mesfushor.

Lajmi konfirmohet nga vete klubi i Shirokit sipas te cilit fillimisht eshte firmosur me mesfushorin kroat me origjine kolumbiane Nicholas Llanos. Ai ka ardhur nga ekipi kroat NK Solin.

Po nga liga e dyte kroate ka ardhur sot edhe sulmuesi Valentino Vujinovic. Ish- lojtari i kombetares gjermane U17 ka luajtur ne disa ekipe dhe se fundi ne Kroaci, ndersa tani vjen tek NK Shiroki Brijeg per te treguar aftesite e tij.

Ne kete menyre trajneri Karaçiç do te kete dy forca me shume per perballjet ndaj Vllaznise qe do te luhen me 8 dhe 15 korrik./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments