Kundershtari i Vllaznise ne turin e dyte te “Conference League”, ekipi i Universitatea te Krajoves, ka publikuar sot kalendarin e ndeshjeve miqesore qe do te zhvilloje gjate pergatitjeve qe eshte duke zhvilluar ne Austri, vend ku eshte duke zhvilluar fazen pergatitore.
Kështu, bardheblutë do të përballen me Arminia Bielefeld më 26 qershor, me azerbajxhanasit e Qarabağ më 29 qershor dhe FC me Heidenheim më 3 korrik). Drejtuesit e Krajoves jane duke planifikuar edhe dy ndeshje te tjera miqesore, por kundershtaret dhe detajet e tyre do te caktohen me vone.
Rumunet e konsiderojne detyrim kualifikimin ndaj Vllaznise, per te shlyer ne kete menyre gabimet qe kane bere ne dy sezonet e fundit ne Europe kur jane eliminuar ne turet e para nga Dinamo Tbilis dhe Laçi.
Ata ndodhen prej disa ditesh ne Austri per stervitje dhe e gjithe vemendja eshte e perqendruar tek dy sfidat ndaj skuadres fitues te Kupes se Shqiperise, me 21 dhe 28 korrik.
Kujtojme qe sfida e pare do te luhet ne Shkoder dhe ajo e kthimit nje jave me vone ne Krajove kur dhe do te percaktohet skuadra qe do te kualifikohet per ne turin e trete te “Conference League”./SHKODRA