Pasditen e sotme Vllaznia ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore për ditën e martë. Stërvitja e dytë e ditës më shumë ka pasur si fokus lojën me top ndërsa trajneri Josa është fokusuar edhe tek taktika. Grupi ka qenë thuajse i plotë, ku ka pasur edhe mungesa.

Një ndër to ka qenë edhe Liridon Latifi. Sulmuesi që e mbylli sezonin në kuotën e 12 golave, duket se po vuan nga virozë gjatë këtyre ditëve. Dhe stafi duket se ka vendosur që ti japë pushim 28-vjeçarit. Po ashtu edhe Kaina duket se ka probleme fizike. Edhe sulmuesi nga Brazili nuk ishte pjesë e seancës stërvitore. Për arsye të njëjta në seancën e pasdites ka munguar edhe Ardit Hoxhaj.

Gjithashtu afrimi më i fundit i Vllaznisë, Kristijan Vulaj nuk ishte pjesë e stërvitjes. Për lojtarin nga Mali i Zi nuk ekzistojnë problemet fizike, por thjesht lodhja nga një udhëtim i fundit. Dhe prandaj me siguri ai nesër do zbresë në fushë për herë të parë me ekipin e Vllaznisë.

Tek kuqeblutë gjithashtu vijon provën edhe mesfushori nga Senegali, Ndiyae Mbaba. Futbollisti 21-vjeçar që është aktivizuar në Itali mund të jetë përforcimi i rradhës i shkodranëve. Por kjo mbetet për tu parë në ditët në vijim se çfarë mund të vendosë stafi teknik për mëngjërashin.
Endri ÇINARI