Pasi mbylljes së ndeshjeve të kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, janë përcaktuar edhe katër çiftet çerekfinaliste. Në Grupin A bie në sy fakti se Kukësi do të ndeshet me Tiranën edhe këtë sezon. Kujtojmë që një vit më parë Kukësi hapi rrugë në Kupë për të fituar në kampionat, gjë që rezultoi fatale për Tiranën, pasi ra në Kategorinë e Parë. Skënderbeu ndeshet me Teutën.
Në Grupin B bie në sy përplasja mes Partizanit dhe Flamurtarit, dy skuadra me pretendime edhe në kampionat. Laçi përballet me Luftëtarin.
Nderkohe ndeshjet e sotme kane dhene keto rezultate:
Çerekfinalet
31 janar-14 shkurt
Grupi A
Kukësi-Tirana
Grupi A
Vllaznia-Tirana 1-0 (0-2)
Shënues: Kalaja 60′
Teuta-Kamza 4-0 (1-1)
Shënues: Hila 32′ (11-metërsh), 70′, Beqaj 82′, Osamene 86′
Kukësi-Erzeni 5-1 (4-1) (Ndeshja luhet në Pezë Helmës)
Shënues: Koldashi 12′, 25′, Ethemi 38′, Alijev 55′, Shtubina 62′ /Troplini 67′
Skënderbeu-Besëlidhja 3-1 (1-0) (Ndeshja luhet në Kavajë)
Shënues: Kelmendi 2′, 82′, Demte 74′ /Turad 27′
—
Grupi B
Luftëtari-Bylis 3-0 (Në tavolinë) (1-2)
(Bylisi nuk paraqitet në fushën e lojës. Luftëtari kualifikohet në tavolinë)
Laçi-Lushnja 0-1 (3-1)
Shënues: Byzhyti 78′
Flamurtari-Turbina 5-2 (6-1)
Shënues: Toungara ’26, Liçaj ’32 (11-metërsh), Diamanti ’60, Tushi ’69, Muçollari ’75 / Sallaku ’42 ’90
Partizani-Pogradeci 3-0 (1-0)
Shënues: Fili ’55, Progni 67′, Batha 75′